TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje makabre ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Bucimas të Pogradecit. 44-vjeçari Olsi Çekiçi ka therrur me thikë nënën e tij në fyt dhe më pas kokën e ka vendosur në derën e shtëpisë. Skena e tmerrshme ka qenë e rëndë edhe për policinë.
Një nga fqinjët e autorit, shprehet se Olsi Çekiçi ishte person problematik, rrihte nënën dhe po ashtu ka qenë edhe në çmendinë në Elbasan.
“E rrihte nënën. Thonë që pinte edhe lëndë narkotike. Sot ndodhi kjo që ndodhi. Unë isha brenda kur më thanë. Ia kishte prerë kokën e ia kishte varur në derë përjashta, në rrugë. Nuk e kemi parë ne, por kështu thonë. Thonë që thërriste ndihmë, ndihmë, por asgjë. Këtu shteti duhet që të funksionojë. Unë habitem se çfarë doktori është ai që ka dhënë firmën për të dalë. Ai duhej futur në burg”, tha komshiu.
Ndërsa një fqinje deklaroi se: “Nuk di çfarë të them. Vetëm të vërtitura kemi dëgjuar. Ishte zonjë grua, por ai ishte me penallti. Ishim brenda, nuk ishim jashtë. Dëgjuam të bërtitura, që ulëriste. Po thërrisnin e vrāu, e vrāu. Ai ishte problematik shumë”, tha ajo.