AKTUALITET, 7 Gusht 2020, 09:08

Infermieri shqiptar i vjedh kartën e bankomatit të sëmurit që ndërroi jetë nga koronavirusi

Infermieri shqiptar i vjedh kartën e bankomatit të sëmurit


Një infermier shqiptar në Itali është arrestuar nga policia pasi akuzohet se i ka vjedhur kartën e bankomatit pacientit të prekur nga Covid-19.

41-vjeçari me banim në Boltiere u arrestuar bashkë me të dashurën e tij 21-vjeçare.

Sipas autoriteteve italiane ngjarja e shëmtuar ndodhi në 13 mars, dhe shqiptari arriti të marrë plot 6,000 euro nga llogaria e të ndjerit.

Gjendja e pacientit me koronavirus u rëndua në 16 mars, ndërsa në 18 prill ai ndërroi jetë.

Familjarët e vīktimës vunë re se të afërmit të tyre të ndjerë i mungonin paratë dhe bënë një denoncim në polici.