TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Po mbahet në Gjykatën e Apelit seanca gjyqësore ndaj portugezit Ruben Saraiva për vrasjen e Ardian Nikulajt.
Mbrojtja e të pandehurit ka kërkuar prishjen e vendimit të dënimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë, atë të Lezhës, me një trupë tjetër gjykuese.
Ndërsa Saraiva ka deklaruar se transparenca në hetime është e drejta e tij.
Avokati: "Kërkojmë prishjen e vendimit me të cilin Saraiva është dënuar dhe rigjykimin e çështjes. Kërkojmë rimarrjen e provave vendimtare, mes tyre dëshminë e Valbona D., si dhe caktimin e një përkthyesi, për arsyet që kemi paraqitur.
Kërkesa kryesore është konstatimi i shkeljes së të drejtës për një proces të rregullt ligjor, si dhe konstatimi i papërdorshmërisë së dëshmisë së shtetases Valbona D., e marrë në shkelje të procedurave ligjore. Kërkojmë prishjen e vendimit të dënimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë, atë të Lezhës, por me një trupë tjetër gjykuese."
Ruben Saraiva: "Jam dakord me atë që tha avokati. Kërkoj ndjesë nëse përsëritem. Mendoj se, si qytetar i huaj, minimumi që duhet të më ofrohej është transparenca në proces, për provat dhe hetimin.
Transparenca është e drejta ime, jo vetëm si qytetar i huaj, por edhe si i pandehur, si dikush që nuk flet dhe nuk kupton shqip. Mendoja se gjykata, prokuroria apo kushdo tjetër do të më jepte mundësinë të kuptoja se çfarë po ndodhte."