SPORT, 21 Dhjetor 2019, 13:03

Vjen zyrtarizimi, Ancelotti merr drejtimin e Evertonit


Carlo Ancelotti është emëruar trajneri i ri i Evertonit.

Dy javë e gjysmë pasi u shkarkua nga Napoli, tekniku italian ka marrë një tjetër drejtim duke vijuar karrierën në Premier Leaguen angleze.

Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi i Evertonit, ndërsa tashmë 60-vjeçari ka një detyrë të vështirë për të ngritur lart skuadrën e re.