TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndeshje dramatike në Serinë A mes Kaljarit dhe Lacios. Skuadra e Thomas Strakoshës ka përmbysur vendasit me rezultatin 1-2. Të dy golat për të kaltërit u shënuan në minutat shtesë, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së Inzagit.
Kaljari kaloi i pari në avantazh me anë të Simeones, falë një gjuajtje mjaft të bukur nga brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans Strakoshës. Gardiani shqiptar ishte protagonist në fundin e e pjesës së parë, duke bërë 2 superpritje dhe duke mbajtur në lojë kryeqytetasit.
Në pjesën e dytë, Lacio u hodh në sulm, në kërkim të golit të avantazh, teksa duhet të shkonte minuta e 93-të, kur Luis Alberto të barazonte shifrat.
Kur u mendua që sfida do të mbyllej në barazim, sulmues Caicedo, i befasoi të gjithë, teksa në minutën e 98-të, shënoi golin e fitores, duke ngjitur skuadrën e Inzagit në vend të 3-të, me vetëm 3 pikë diferencë nga vendi i parë. Sfidën e radhës Lacio do ta luajë në transfertë ndaj Breshas.