TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të rrëfyer më shumë në lidhje me këtë rast në studion e Rudinës, ka qenë dhëndri i tij, deputeti Gjetan Gjetani.
Ai ka treguar se vjehrri i tij ka shfaqur probleme nervore në mëngjes, është mbajtur me qetësuesa gjatë ditës nga mjekët dhe në darkë, kur i ka dalë efekti i qetësuesave ai është hedhur nga kati i katërt.
Rudina Magjistari: Çfarë ndodhi?
Gjetan Gjetani: Unë kam qenë prezent, dëshmitar sepse e kam ndjekur sëmundjen e Hasanit që kur u sëmur derisa vdiq, kam qenë brenda mureve të spitalit. Hasani u shtrua në spital në 1 shtator, një natë më para i ishtë rënduar frymëmarrja. Sëmundja i është agravuar gjithnjë e më tepër.
Sipas mjekëve, ai kishte dy javë i infektuar më Covid-19, por për shkak të fizikut të tij të fortë ka qenë shumë mirë nga gjendja shëndetësore.
Simptomat e para i ka vënë re në 27 Gusht si një ftohje e thjeshtë. Është vizituar në ambjentet e spitalit të Burelit, aty nuk e kanë konstatuar se është me Covid-19, por është konstatuar vetëm me një ftohje të lehtë. Në 31 Gusht i është rënduar frymëmarrja, aty e kuptoi që ishte diçka shumë serioze.
Shkoi tek spitali “Shefqet Ndroqi” dhe është konstatuar që ka Covid-19. Është shtruar në spital të martë në orën 20:00. Komunikova me mjekët dhe ata më thanë që sëmundja kishte avancuar në fazën e mesme dhe lart.
U duhet 3-4 ditë mjekim që të shihej ecuria e shëndetit. Kur e takova Hasanin në ambjentet e spitalit mu duk në gjendje të mirë. Sipas shpjegimit të mjekëve, mungesa e oksigjenit në gjak, ka shkaktuar dëmtim në sistemin nervor, aty është bërë i papërgjegjshëm për veprimet. Këto simptoma i ka dhënë të mërkurën në mëngjes, është mjekuar dhe është qetësuar deri në orën 15:00.
Ka folur në telefon me djalin e tij. Pas orës 3 nuk ka pasur më komunikim, nuk hapte telefonin. Rreth orës 17:00 kam hyrë unë tek dhoma e Hasanit dhe e kam parë në një situatë shumë të rëndë nervore. Është dashur ndërhyrja ime, e mjekut dhe infermierit për t’i bërë gjëlpërën. E vetmja nder që kam patur nga mandati i deputetit është që kam hyrë në spital dhe kam parë vjehrrin tim.
Medikamentet e kanë mbajtur në gjendje të mirë edhe një orë pastaj kur ka dalë efekti i qetësuesëve është hedhur nga kati i katërt. Mjekët më parë e kishin nxjerrë në një dhomë më vete sepse kishte nxjerrë porbleme me pacientët e tjerë. Sipas mjekëve kjo është një sëmundje e pabesë, ka persona që i godet në zemër, ka persona që i godet në mushkëri, ka persona që i godet e në sistemin nervor.
Pesë mësues me Covid-19 në një prej shkollave të Bulqizës
Dogjën të gjallë nënë dhe bir, prokuroria kërkon burg përjetë për Hysnie Hoxhallarin dhe Kasem Pirjasin
Betonizimi/ PD: Një në katër vdekje në Shqipëri, nga ndotja e ajrit
Rama përfundon takimin me drejtuesit politikë të PS-së në qarqe
Erion Veliaj ndryshon 16 drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Ja kush janë emrat e rinj, nga UKT te drejtoria e Urbanistikës
I'u bë atentat në mes të plazhit, kush është shqiptari në shënjestër (Detaje nga ngjarja)
Tërheqja e pasaportave biometrike, Ambasada shqiptare në Greqi ka një thirrje për emigrantët
“Sistemi mono-partiak i Edi Ramës duhet shkatërruar”, Lubonja: Vendi në depresion social-ekonomik, krimi ka kapur shtetin
Rama organizon mbledhjen e tretë me drejtuesit politikë të PS në qarqe për organizimin e fushatës
Maqedoni e Veriut/ Rrëmbehet i vdekuri nga spitali, dyshohej me Covid-19
Shtatë persona humbin jetën nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Konflikti Turqi-Greqi, zëdhënësi i Merkel: Zgjidhja përmes dialogut, por deri tani nuk ka përparim
Dy humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, 150 raste të reja
Ambasadori britanik takon Hajnajn: Krijimi i BKH-së lajm i keq për ata që mburren para ligjit
Dy punonjës të prokurorisë së Elbasanit, pozitiv me koronavirus
Nxënësi pozitiv me COVID-19, reagon gjimnazi në Gjirokastër: U infektua nga nëna, u testuan kontaktet
Pandemia varfëron emigrantët, bien me 35% paratë që u dërguan familjeve në Shqipëri
Dyshohet se vodhi para dhe telefona celularë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Dyshime për vjedhje parash dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, katër të arrestuar në Tiranë