AKTUALITET, 21 Shtator 2020, 16:25

Dy humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, 150 raste të reja

Dy humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit në

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dy pacientët pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk arritën që të fitonin luftën me koronavirusin. Kujtojmë që dje ishin katër pacientët që humbën jetën në dy spitalet covid në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID-19 një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Shkodra.

Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve në vend. 150 raste të reja me koronavirus. Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Sakaq, 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.