AKTUALITET, 21 Shtator 2020, 19:27

Pesë mësues me Covid-19 në një prej shkollave të Bulqizës

Pesë mësues me Covid-19 në një prej shkollave të

Konfirmimi i pesë rasteve me Covid-19 në radhët e mësuesve në shkollën 9 vjeçare “Shefqet Tançi” në qytetin e ri të Bulqizës, ka bërë që të shtohen masat për arsimtaret e nxënësit.

Infektimi arsimtarëve detyroi autoritet ti bënin tamponin nxënësve e kolegëve të shkollës. Përgjigjja e tamponit për 18 prej tyre ishte negativ. Prej së premtes ata ishin izoluar në shtëpi, por të hënën iu bashkuan pjesës tjetër të shokëve. Konfirmimi i tyre negativ bëri që shkolla mos të mbyllej.

Sipas Inspektoritit të Kujdesit Shëndetësor, nuk ka mësues dhe nxënës të prekur. Fëmijët thanë për Abc News se nuk kanë frikë, e se maskat i mbajnë gjatë gjithë kohës

Por si është zgjidhur zëvendësimi i mësuesve të infektuar tregon nënprefekt i Bulqizës Avni Muliu.

“Zyra Arsimore ka bërë menjëherë zëvendësimin e këtyre mësuesve nga kontingjenti i mësuesve që janë aplikantë për të filluar punë. Nuk kemi asnjë nxënës të infektuar me Covid-19. Edhe mësimi vazhdon rregullisht dhe pa asnjë problem”, thotë ai.

Ndërkohë mësuesit e konfirmuar pozitiv janë në gjendje të mirë shëndetësore, e të izoluar në banesa.