AKTUALITET, 21 Shtator 2020, 17:01

Shtatë persona humbin jetën nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Shtatë persona humbin jetën nga Covid-19 në Maqedoninë e

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 45 raste të reja pozitive me koronavirus nga 552 testime të kryera në total.

Ndërkohë shtatë pacientë kanë humbur betejën me Covid-19, ndërsa 86 pacientë janë shëruar.

Maqedonia e Veriut numëron 16,780 persona të infektuar dhe 700 viktima që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit.