TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysnie Hoxhallarin dhe Kasem Pirjasin, të cilët dy vite më parë vranë Olsi dhe Selkie Hoxhallarin,vjehrra dhe burri i Hysnies.
Pas hetimeve që zgjatën plot dy vjet, prokuroria në mbyllje të hetimeve ka kërkuar burgim të përjetshëm për autorët e vrasjes makabre, ngjarje, kjo e ndodhur në datë 21 janar të vitit 2018.
Fillimisht hetimet pas ngjarjes dhe dhënies së masës së sigurisë i kaluan në atë kohë prokurorisë së Krimeve të Rënda, por më pas çështja u rikthye në prokurorinë e Vlorës dhe tashmë, kjo e fundit në përmbyllje të hetimeve ka kërkuar burgim të përjetshëm.
Një kërkesë që për një grua vjen pas shumë e shumë vitesh, për dhënien e dënimit me burgim të përjetshëm,ndërsa pritet tashmë vendim i gjykatës nëse do të pranojë kërkesën e prokurorisë apo të japë një dënim tjetër për të dy autorët e ngjarjes makabre.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në datë 21 janar të vitit 2018, ndërsa nënë e bir, përkatësisht Selkie dhe Olsi Hoxhallari u gjetën të djegur në banesën e tyre në lagjen 24 maji të qytetit të Vlorës.
Ky i fundit kishte vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga Greqia, ku dhe punonte dhe shkonte herë pas here. Fillimisht ngjarja në atë kohë u raportua si aksidentale, pra djegie për shkak të pakujdesisë,por policia mblodhi prova të mjaftueshme, duke arritur ën përfundimin se viktimat ishin qëlluar dhe mbytur e më pas ishin djegur.
Versioni i parë i dhënë nga Hysnie Hoxhallari para policisë ishte se i kishte lënë nën e bir të shikonin televizor në një dhomë të veçuar që ata e përdornin për të qëndruar, madje ishte e para që njoftoi policinë.
Por një sms që kjo e fundit i dërgoi të dashurit të saj pak pas ngjarjes ,vuri në lëvizje policinë që vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë arrestoi Hysnie Hoxhallarin dhe të dashurin e saj Kasem Pirjasin.
Këta të fundit kishin një lidhje mes tyre, ndërsa ditën e krimit, Pirjasi në atë kohë 26 vjeçar pasi goditi me mjete të forta sëpatë Olsi Hxhallarin dhe mbyti Selkie Hoxhallarin në bashkëpunim me Hysnien i vunë zjarrin dhomës për të humbur gjurmët. Por ishte pikërisht sms dhe dyshimet e policisë që mbanin nën vëzhgim gruan 32 vjeçare, për të zbuluar provat e krimit dhe të vërtetën e ngjarjes duke arrestuar më pas dy autorët e krimit.
Pas ngjarjes rreth dy vjet më parë Hysnie Hoxhallari u shpreh se ishte penduar, ndërsa Pirjasi u shpreh se e kreu aktin e rëndë sepse nuk takonte dot të dashurën e vet. Ngjarja në atë kohë ngjalli edhe reagimin e opinionit publik,ndërsa është tashmë prokuroria që pas mbylljes së hetimeve,rreth dy vjet pas krimit makabër ka kërkuar burg përjetë për dy autorët e kësaj ngjarjeje.