LIFESTYLE, 20 Shkurt 2020, 13:31

VIDEO/ Young Zerka rrëfen sekretet: Zënka me grushta dhe burg

VIDEO/ Young Zerka rrëfen sekretet: Zënka me grushta dhe burg


Këngëtari Young Zerka i ftuar në “Glamour Zone” nën drejtimin e moderatores Ester Bylyku ka rrëfyer disa detaje që nuk i dinim mbi jetën e tij.

Për një pjesë të gjatë ai ka jetuar në Londër, dhe nuk ka ngurruar të ndajë disa ‘sekrete’ nga periudha e tij e erret, dhe sherrit në një club, pas të cilit përfundoi në burg.

BISEDA

Ester Bylyku: A të kanë arrestuar ndonjëherë?

Young Zerka: Këtu jo.

Ester Bylyku: S’ka rëndësi shteti.

Young Zerka: Jasht po. Kam qenë në një club. Tani dihet, anglezët janë pak problematik. Janë më shumë provokues se ne në këtë pjesën ‘pse më pe’, ‘pse të pash’, se kemi vetëm ne këtë, më beso. Anglezët janë si puna e qenit, kur janë vetëm ulin kokën, kur janë shumë …. . Dhe shqiptari siç e ka, që sado shumë të jenë, kap direkt pozicionin .

Ester Bylyku: Të të pyes kush fitoi?

Young Zerka: Shqiptari

Ester Bylyku: A qëndrove në burg?

Young Zerka: Te pjesa e sherrit fituam ne, ndërsa atje në burg na mbajtën më gjatë.