LIFESTYLE, 19 Shkurt 2020, 09:36

Alketa Vejsiu ‘iu përvishet’ kritikëve: Më është bërë një gjyq publik, absurde, nuk i detyrohem askujt

Alketa Vejsiu ‘iu përvishet’ kritikëve: Më


Alketa Vejsiu ka folur sërish për pjesëmarrjen e saj në Sanremo. E ftuar në “Ilva Naw” në Euronews, ajo ka deklaruar se pas pjesëmarrjen në këtë festival i është bërë një gjyq publik.

“Më është bërë një gjyq publik, që është gati-gati absurd, nuk i detyrohem askujt asnjë shpjegim, nuk mendoj që kam përpara asnjë hetues, asnjë prokuror,” me këto fjalë komentoi moderatorja Alketa Vejsiu.

Ajo shtoi më tej se i kanë lënë përshtypje pozitive dy eksperiencat, si Festivali Kombëtar, ashtu edhe Sanremo, por theksoi se gjithë kjo zhurmë u bë nga grupe të vogla interesi.

“Mua më ka mbetur një ndjesi e mirë në zemër se mendoj që kjo zhurma që është krijuar nga grupe të vogla interesi bën më shumë zhurmë sesa e mira dhe kjo është sfida ime,” shtoi prezantuesja.