TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja e emisionit “Treshat”, Bora Zemani ka thumbuar kolegen e saj Arbana Osmani lidhur me projektin e saj “Dua të të bëj të lumtur”
Teksa i nxorri këngëtarit Robert Berisha një foto të ish-bashkëshortes së tij Nora Istrefit, Bora i kërkoi falje që ishte vetëm foto dhe video-mesazh.
Ajo vazhdoi edhe më tej duke u shprehur se ishin munduar që ta bënin të lumtur, njësoj siç ai kishte bërë para disa javësh.
PJESË NGA EMISIONI:
Bora Zemani: Kemi një surprizë për ty…Në lidhje direkte kemi Norën
Robert Berisha: Foto shumë e bukur
Bora Zemani: Kaq e kishim Norën në lidhje direkte, donim edhe ne shumë të të bënim të lumtur por kaq mundësi kishim. Me mundësitë tona modeste meqënëse ti e bëre para disa javësh.
Shiko minutën e 6-të
https://www.youtube.com/watch?v=uOsrKhI-3Qg&feature=emb_err_watch_on_yt
Disa javë më parë, e ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ishte këngëtarja Nora Istrefi, e cila mori një videomesazh nga Berisha, i cili nuk i kursente komplimentet për të.