LIFESTYLE, 18 Shkurt 2020, 14:14

FOTO/ “Rifreskim i Merilyn Monroe,” Getinjo ‘ngacmon’ Kejvina Kthellën, si reagon modelja


Ish-velina e Xingut, Kejvina Kthella prej kohësh gjendet në SHBA, por mbetet ende një mister se për çfarë po e shpenzon kohën bukuroshja përtej oqeanit.

Ajo ka postuar një foto, ku shfaqet veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse, si rrallëherë pa dekolte, por që reperit Getinjo i ka lënë mbresa të veçanta.

“Rifreskim i Merilyn Monroe,”- shkruan reperi me origjinë nga Kosova në foton e ish-velinës, ndërsa Kejvina i është përgjigjur me disa emoji të qeshurash.