AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 08:22

VIDEO/Shqiptarë dhe grekë përleshen në New York, ndërhyn policia

VIDEO/Shqiptarë dhe grekë përleshen në New York,

Tensionimi i marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe grekëve ka mbërritur deri në New York.

Një grup shqiptarësh ishin mbledhur për të protestur në Nju Jork në 40-ditët pas vrasjes së minoritarit Konstantin Katsifas në Bularat të Gjirokastrës

Të veshur me simbolet kuq e zi, shqiptarët u vendosën para një organizate greke në Brooklyn.

Ndërsa në pankarat e tyre shkruajnë se Epiri është Shqipëri. Kaq ka mjaftuar që të nisë një përplasje mes këtij grupi protestuesish dhe një grupi grek.

Është dashur ndërhyrja e policisë që të mbahej nën kontroll situata.  E gjithë skena është filmuar nga kamerat dhe videoja e përleshjes mes shqiptarëve dhe grekëve tashmë është bërë virale në rrjet.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/12/new-york.mp4"][/video]