TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në prezantimin e ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale, kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të 10 viteve të reformës në drejtësi, duke deklaruar se ajo ka sjellë rezultate që më parë as imagjinoheshin. Sipas tij me reformën në drejtësi u shemb kulti 100-vjeçar i pandëshkueshmërisë. Rama tha se gjatë kësaj dekade janë shfaqur edhe dështime dhe deformime, të cilat siç tha nuk mund të fshihen pas rezultateve të reformës.
“Në 2016, Kuvendi ktheu në akt aspiratën më të guximshme të programit tonë për një Rilindje Shqiptare. Ndryshuam Kushtetutën dhe ligjëruam çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik, pas një varësie që kishte zgjatur qysh nga dita e themelit të shtetit shqiptar.
Reforma në drejtësi ngriti një arkitekturë krejt të re, krijoi institucione të reja të vetëqeverisjes së gjyqësorit, struktura për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sistem pagash më të larta se maja e piramidës shtetërore dhe një proces vetingu.
Sot, pas 10 vitesh, kemi parë, dëgjuar dhe mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por edhe dobësitë që dolën. Kemi parë rezultate që dikur dukeshin jo vetëm të pamundura, por as nuk imagjinoheshin, por kemi parë edhe dështime dhe deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve.
Barra e kthesës së madhe përmes reformës ia ka vlejtur të gjithë qiranë. Një fjali i përmbledh të mirat e kësaj reforme, sa brutale dhe dobrurëse: në 10 vjet shembëm kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë”, tha kryeministri!
"Sot pas 10 vjetësh kemi parë, dëgjuar mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por edhe dobësitë që dolën nga p[përballja me realitetin.
Kemi parë edhe dështime dhe deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve. Përtej cdo peripecie, ja ka vlejtur barra qiranë
Një fjali e përmbledh, 10 vjet shemben kultin 100 vjeçar të pandëshkueshme risë.
10 vjet më parë ne i dorëzuam pushtetit gjyqësor shpatën e ndëshkimit që për 100 vjet ishte në dorën e politikes. Sot duam të bëjmë një hap tjetër, duam ti japim më shumë ekuilibër peshores së drejtësisë që pushteti gjyqësor mos bëjë ligjin mbi drejtësinë, po drejtësia të jetë fuqia e barazisë së të gjithëve para ligjit”, tha Rama.
Kryeministri deklaroi se në vendin tonë, peshorja e drejtësisë anon dukshëm nga pesha represive e shtetit.
“Pas miratimit të kodit të procedurë penale dhe ndryshimeve në drejtësisë. Kjo është ndërhyrja e parë që trajton prezumimin e pafajësisë në procesin penal. Kjo do të thotë se nëse deri tani e kemi forcuar krahun e peshores ku rëndon fuqia e shtetit ndaj njeriut, në këtë paketë i japim peshën që meriton krahut ku qëndron fuqia e të drejtës së njeriut përballë shtetit.
Në Shqipëri peshorja e drejtësisë anon dukshëm nga pesha represive e shtetit. Edhe sot po të pyesësh një model të AI secili vend mban barrën më të rëndë të paraburgimit ndër sistemet e kontinentit evropian, përgjigjja vjen e hidhur: Albania!