TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vizioi ditën e djeshme Shqipërisë, një nisje e turit të saj në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij disa fragmente nga pritja e von der Leyen në kryeministri dhe nga konferenca e përbashkët.
Ursula von der Leyen përgëzoi Shqipërinë për përparimin drejt anëtarësimit në BE. Ajo kërkoi të ruhet ritmi i reformave, të vijohet me zbatimin e tyre dhe nënvizoi nevojën për një angazhim përtej ndasive politike e për një dialog me shoqërinë për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të saj.
Gjithashtu von der Leyen, përmendi, propozimet e reja nga komisioni për përshpejtimin e procesit të integrimit, si dhe rishikimin e strategjisë së zgjerimit, duke hequr përkohësisht të drejtën e vetos për anëtarët e rinj.
“Jo po përgatiteni, edhe ne po përgatitemi, pasi zgjerimi është një proces me dy kahe. Edhe BE-ja duhet të jetë gati të mirëpresë anëtarët e rinj. Javën e ardhshme do të paraqesim rishikimin e politikës sonë të zgjerimit. Do të shohim politikat tona, buxhetin tonë, për t’u siguruar që BE-ja është gati për t’u zgjeruar dhe për të mirëpritur anëtarët e rinj”, tha ndër të tjera presidentja e KE-së.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha se Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën e mbylljes së kapitujve të procesit të integrimit dhe konfirmoi vullnetin e qeverisë për të çuar përpara këtë proces.
Kryeministri foli gjithashtu për projektin e madh të investimit në Zvërnec, duke theksuar se aktualisht pritet studimi i thelluar mjedisor dhe se do të ketë transparencë të plotë për dokumentet dhe procesin. Ai nënvizoi edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si një pikë të palëvizshme të agjendës së Shqipërisë.