TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me fokus te integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, reformat dhe bashkëpunimi rajonal.
Gjatë takimit, Begaj falënderoi von der Leyen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe theksoi se anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i vendit, bëri me dije zyra e shtypit e Presidencës.
Presidenti vlerësoi përparimin e bërë në procesin e negociatave, duke e cilësuar integrimin evropian si një proces transformues për forcimin e institucioneve, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
“Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Presidenti.
Begaj rikonfirmoi se Shqipëria e mbështet anëtarësimin në BE mbi bazën e meritës dhe rezultateve konkrete.
“E vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete. Jo vetëm të bëjmë ligje, por të rrisim standardet sipas atyre evropiane dhe t’i vëmë në zbatim”, deklaroi Presidenti.