TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka marrë një propozim martese. Pasi pati një vizitë në qytetin Ivanov, të njohur ndryshe si ‘qyteti i nuseve’, Putin u ndal edhe tek turma e njerëzve që e prisnin në shesh.
Teksa takoi një grua, një vajzë iu afrua dhe i propozoi për martesë. Vajza, e cila tregoi se quhej Yulia, shtoi se kishte lënë një foto të sajën bashkë me numrin e telefonit për Presidentin.
Putin, nga ana tjetër e mori me sportivitet këtë ofertë dhe filloi të qeshte.
Pjesë nga biseda:
Vajza: Martohu me mua!
Putin: Faleminderit shumë, është një ofertë e mirë! Si quhesh?
Vajza: Yulia….Kam lënë numrin e telefonit me foton tek rrethimi
Putin: Faleminderit
Vajza: Jemi të lumtur që erdhe tek ne…