LIFESTYLE, 14 Shkurt 2020, 22:49

VIDEO/ Periudhë e vështirë për Rita Orën, këngëtarja detyrohet të kryejë një operacion: Është e dhimbshme, s’ka shaka me shëndetin

VIDEO/ Periudhë e vështirë për Rita Orën,

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora po kalon një periudhë mjaft të vështirë shëndetësore. Në një video në rrjetet sociale, Rita ka treguar se aktualisht ka marrë një periudhë reflektimi pasi vetëm para dy javësh është operuar dhe ka hequr bajamet. Gjithashtu ajo tregon se kjo kohë i ka shërbyer për të fituar edhe një lloj qetësi shpirtërore.
Këto 2 javë të fundit unë kalova një operacion dhe më lejoni t’ju them, nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por nga ana tjetër më është dhënë kohë të reflektoj të qetësohem dhe të shërohem. Është një bekim që të jesh në gjendje të shërohesh në paqe dhe të kesh gjithçka në perspektivë dhe të shohësh pjesën tjetër të vitit dhe atë që po vjen apo çfarë dëshiron të arrish. Gëzuar dashamirët e Ditës së Shën Valentinit,”- shkruan Ora krahas videos ku shihet duke pikturuar disa zemra.