LIFESTYLE, 14 Shkurt 2020, 11:10

Rudina Dembacaj poston foto romantike me Mark Frrokun: Gëzuar Shën Valentinin!


Prej disa muajsh moderatoja Rudina Dembacaj është në një lidhje të re dashurie me ish-deputeti Mark Frroku.

Edhe pse mediat rozë folën gjatë për ta, në fillim çifti e mbajti të fshehtë lidhjen e tyre.

Më pas Rudina Dembacaj me atë të një postimi në Instagram bëri publike lidhjen e tyre.

“E di që e donit të gjithë, por e kam për vete…ekskluziven ? Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes… Vit të mbarë, me shume dashuri Mark dhe Rudi!_-shkruante më herët mdoeratoja.

Ndërsa sot në ditën e të dashuruarve ajo ka postuar një foto të tyre së bashku por Mark Frroku duket vetëm pak.

“Gëzuar Shën Valentin”- shkruhej sipër fotos. Kujtojmë që Rudina u martua me Aleksin, ish bashkëshortin e saj në qershor të vitit 2016 dhe u divorcuan tre vjet më pas.