TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja shqiptare, Fjodora Fjora e ftuar në “Glamour Zonë”, ka folur edhe një herë për vëthët e bujshëm, që rrëmbyen vëmendjen në një deklaratë.
Fjodora tregoi se kishte vënë vëthë me vlerën e një shtëpie, por ato nuk ishin të vetat, por të huazuara.
Për më tepër ajo ka shtuar se këto vëthë ishin për një event shumë të rëndësishëm mbretëror, dhe kushtonin plot 50 mijë euro.
Biseda
Ester Bylyku: Përpara pak ditësh ke thënë në një emision se kishe vënë një palë vathë me vlerën e një shtëpie.
Fjodora Fjora: Më shqetëson fakti që shqiptarët kapin vetëm një fjalë dhe mbeten tek ajo.
Unë madje e kam nisur të gjitha sqarimin, se të gjithë yjet kur kanë dalje publike apo evente të rëndësishme, huazojnë nga shtëpitë më të mira, nga argjendaritë më të famshme të botës, bizhuteritë e tyre për daljet më të mëdha publike. Në rastin tim unë bashkëpunoj me një argjendari të cilën nuk po e përmend, me të cilën jetoj në daljet e mia publike, prej 20 vjetësh.
Dhe sa herë kam pasur evente të rëndësishme më ka huazuar në mënyrë konstante vathë.
Në këtë rast vathët në fjalë, jashtëzakonisht të bukur dhe të kushtueshëm, kanë qenë mbi 50 mijë euro, të cilat unë i kam marrë në këtë argjendari dhe i kam vendosur në këtë mbrëmje bamirësie të organizuar nga princesha e kurorës së Serbisë, në një event në Greqi.
Unë isha e ftuar dhe pata fatin të jem aty, se vetëm bileta për të qenë pjesë kushtonte rreth 500 euro. Në një ambjent të tillë ku ka royals, mbretërorë nuk mund të shkosh me vathë Swarovski…