LIFESTYLE, 14 Shkurt 2020, 13:34

Arbana Osmani bën urimin më të veçantë për të ëmën: E gatshme për të pirë verë, edhe pse e urren


Moderatorja Arbana Osmani përmes fotove me momentet më të bukura pranë së ëmës, ka uruar me fjalët më të ndiera, nënën e saj në ditën e lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen Tutës time të bukur. Ti sjell kaq shumë lumturi. Edhe pse ndonjëherë(shpesh)më çmend. Ti je shoqja ime e ngushtë. E gatshme për të pirë verë(të cilën e urren)në darka speciale. Gjithmonë në një linjë me modën. Dhe ëmbëlsirat. Të dua. Dhe uroj që një ditë, Joni të më dojë, sa gjysmën e asaj që të dua unë,”- shkruan Arbana Osmani në profilin e saj në rrjete sociale.