TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Maturantët kanë protestuar ditën e sotme, përballë Ministrisë së Arsimit, për shkak se e konsiderojnë tezën e provimit të Gjuhë-Letërsisë, si të padrejtë dhe të pabazuar në programin që ata kanë studiuar.
Me thirrjet "Ministria e Turpit", maturantët kanë kërkuar që provimi i kësaj lënde të mbart vlerën 40% të notës përfundimtare dhe 60% e notës të jetë vlerësimi që ata kanë marrë në këtë lëndë gjatë vitit.
Ata kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat deri në arritjen e kërkesave të tyre.
"Pa zgjidhje për ne, çdo ditë këtu na ke!", kjo ka qenë thirrja e tyre përgjatë protestës.
Maturantët u kanë bërë thirrje edhe mësuesve të tyre të lëndës së Gjuhë-Letërsisë, që t'u bashkohen protestës së tyre.
Kërkesat e maturantëve:
Zgjerimin e kufijve të notave, notat e provimit të letërsisë të llogaritet me 40% e notës aktuale të provimit dhe 60% të notës së letërsisë së gjimnazit.
Hartuesit t’i përmbahen kompetencave bazë të nevojshme për studimet universitare dhe për klasat e 12 -ta në muajin e parë të fillimit akademik të përcaktohet qartë tipologjia e pyetjeve të testit.
Nxjerrja e çelësit të provimeve të mëtejshëm brenda dy orëve mbas mbarimit të testit.
Në përgatitjen e testeve të merret mendimi nga një përfaqësues i mësueseve të letërsisë nga gjimnazet e Shqipërisë me mbi 400 maturantë.
/TPZ.al/
VIDEO:
FOTO:
