TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hekuran Billa, i cili mbeti i vdekur në vend mbrëmjen e djeshme në një atēntat, që pas daljes nga burgu i Fushë Krujës, ku kishte qëndruar për katër vite, jetonte më shumë në Belgjikë me identitet tjetër.
Referuar dëshmisë së familjarëve, Billa lëvizte me makinë të pablinduar, e nuk kishte frikë.
Ai kishte disa ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit, ku kishte qenë në Belgjikë, më pas në Angli dhe më pas ishte futur në Shqipëri përmes kufirit tokësor nga Mali i Zi, raporton Panorama.
Paraditen e djeshme, orët e fundit para ekzekutimit, mësohet se Billa i ka shpenzuar në Durrës ku ishte duke u marrë me dokumentacionin e makinave që i merrte nga jashtë vendit për aktivitetin e tij të biznesit, të dhënies me qira të makinave. Këtë aktivitet ai po mendonte ta zgjeronte.
Sipas News 24, familjarët e tij kanë deklaruar se nuk kanë konstuatuar asnjë shqetësim tek i ndjeri.
Mësohet se Hekuran Billa ka qenë me të afërmit e tij mbrëmjen e djeshme, e pasi kishte pirë kafe, është ndarë prej tyre, duke hipur në automjetin që i kishte marrë xhaxhait të tij në përdorim, ku më pas është ēkzekutuar.
Policia i mëshon pistës se vrāsja është kryer për motive hakmarrje.