TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rritja e rasteve të reja ditore që krijoi shqetësim real për gjendjen e koronavirusit në vend u pasua edhe me një shtim të ndjeshëm të shtrimeve në Infektiv.
Por në krahasim me një ditë më parë, sot numri ka shënuar një ulje të vogël, 31 raste. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se “Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 48 pacientë, prej tyre shtatë janë në terapi intensive”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e nisi komunikimin sot me një thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë popullatën.
“Të jemi më të kujdesshëm për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë ndaj Covid 19, të respektojmë distancimin fizik jo më pak se 1.5 metra, aty ku nuk është e mundur të respektohet të përdoret maska mjekësore, të evitojmë grumbullimet masive, në ceremoni festive, mortore, fetare, të evitojmë kontaktet, dhënien e duarve dhe përqafimeve, të respektojmë higjenën respiratore, kollitje e teshtime të kryhen në këndin e bërrylit dhe të gjitha masat duhet të kombinohen me higjienën e larjes së duarve. Është shumë e rëndësishme që në këtë luftë kundër Covid 19 të jemi të gjithë bashkë!!”- apeloi Ministria e Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (12 Qershor 2020)
Testime totale 19862
Raste pozitive 1416
Raste të shëruara 1034
Raste Aktive 346
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)