TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, Komuna e Prishtinës u ka kërkuar shkollave të kryeqytetit që ora e parë e mësimit të së mërkurës t'i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historisë së luftës dhe procesit në Hagë.
Në shkresën e Drejtorisë së Arsimit, shkollat ftohen që me nxënësit të trajtojnë, sipas moshës së tyre, rëndësinë e luftës së UÇK-së, sakrificën për lirinë dhe shtetndërtimin, si edhe proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë vendimin që pritet të shpallet nesër.
