TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një seance me dyer të mbyllura, Gjykata e Sarandës ka vendosur për lirimin e 35-vjeçarit Marios Gogolos, duke vendosur ndaj tij masën për detyrim paraqitjeje, në përputhje me kërkesën e prokurorisë.
Efektivi i policisë greke, shoqëruesi i Vasilis Jojaka, deputet i Demokracisë së Re, u ndalua dje në postbllokun e Kranesë në Sarandë, teksa shkonin për në Bularat, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të Kostandino Kacifas, 40 ditë pas ndarjes së tij nga jeta.
Gogolos, banues në Gumenicë, Greqi, me detyrë punonjës policie është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë me 6 fishekë.