TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një pjesë e banorëve të "Unazës së Re" kanë dalë edhe këtë të premte për të protestuar ndaj projektit “Unaza e Madhe”. Duke u futur në ditën e 34-të të protestës, këta banorë kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë të cilat do të preken nga ky projekt, që sipas tyre, është i paligjshëm. Ata po mbështeten edhe sot nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ky i fundit u shpreh se protestat zhvillohen vetëm për shkak të qeverive që kanë si synim grabitjen. Ai theksoi se mazhoranca do të mbajë të njëjtin qëndrim që ka mbajtur deri më tani, si mbështetëse e banorëve që kërkojnë të drejtën e tyre. Duke u mbështetur tek informacioni që qarkulloi ditën e djeshme, se kompania që kishte fituar lotin e parë të projektit "Unaza e Madhe" ka falsifikuar dokumentet në SHBA, Basha ritheksoi se projekti nuk është asgjë tjetër përvecse një skemë për pastrim parash.
“Ka më shumë se 2 muaj që ky është projekt vjedhjeje, jo zhvillimi. Është projekt vjedhje, e dinim ne, e dinë dhe banorët, e dinin dhe gazetarët dhe tani ka dalë haptazi para syve të të gjithë botës. Është projekt vjedhjeje dhe pastrimi parash. Për të marrë këto para do shkatërronin shtëpitë e banorëve. Këta banorë qëndruan ditë e natë këtu, dhe u përballën. Rama e Veliaj i quajtën shpellarë, të pasur me nga 4-5 shtëpi, arrestuan djem e vajza dhe i çuan në qeli, i mbytën me propagandë kundër të gjithëve që i kundërshtonin. E kanë humbur davanë, tani kanë frikën e karriges. Është ulur Rama kokë më kokë me bandën e hajdutëve për të vendosur si do vjedhin këtu.
Gjithë këto vjedhje. Nuk ja dolën dot, se banorët qëndruan. Banorët e bashkuar përcaktuan triumfin e të vërtetës. Deshën t’i varrosin brenda 10 ditëve, po nuk ia dolën. Edhe kur këtu erdhën 1000 policë, për të dhunuar banorët. Kush ka fuqi të qëndrojë pas këtyre parave? Edi Rama, hajduti i kësaj afere. Ky është mësimi i protestës së Astirit, të protestës së studentëve. Për 48 orë e futën Ramën poshtë minderit. Por beteja nuk ka përfunduar,” deklaroi Basha duke ingranuar edhe banorët, të cilët u shprehën njëzëri "O Edvin, o hajdut!"