AKTUALITET, 13 Korrik 2026, 14:34

I akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

I akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet

I akuzuari për vrasjen e policit Santiago Malko, Ilir Selmani, është paraqitur sërish këtë të hënë në GJKKO.

Njësoj si disa ditë më parë, ai u fut në ambientet e brendshme të Gjykatës nën masa të rrepta sigurie.

Selmanit masa “arrest me burg” i është zëvendësuar me “arrest shtëpie” për shkak se përfunduan afatet ligjore te paraburgimit.