TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Linda dy binjakë, por më thanë se njëri vdiq. Doja të shihja trupin, por mjekët më thanë që nuk ke çfarë sheh.” Këto janë fjalët e trishta të nënës nga Fushë-Kruja. Ishte 11 prill 1997, kur Bedrie Leti solli në jetë dy binjakë.
Një prej tyre duket se nuk arriti dot pa kurrë trupin e foshnjës se pajetë. Asokohe mjekët i thanë se një fëmijë vdiq pas lindjes, por askush nuk ja tregoi nënës trupin.
Ajo u largua vetëm me një nga binjakët, ndërsa për tjetrin nuk i dhanë asnjë informacion, madje as skedën e vdekjes.
Leti për arsye ekonomike u largua nga Shqipëria, por një pjesë e zemrës së saj mbeti në atdhe. Gjithmonë nënën e shoqëroi dilema se ndoshta fëmija është gjallë dhe ja kanë rrëmbyer.
Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të Evis Ahmetit, Leti rrëfen se ndihet e humbur nëse nuk mëson çfarë ka ndodhur me djalin e saj.”
“Kam një brengë që e mbaj gjatë në zemër. Dua ta di, ndoshta më kanë gënjyer, ndoshta djali është gjallë,” përfundoi nëna.
Ndërsa në lidhje telefonike në studio foli edhe binjaku, i cili është gjallë. Ai ashtu si dhe nëna e tij tha se e ndjente se i vëllai mund të ishte gjallë.” Mamin gjithmonë e ka munduar kjo gjë, nuk e di ndoshta im vëlla është gjallë, ndoshta jeton. S’e di e kam këtë ndjesi,” u shpreh i riu.
Kushdo që ka ndonjë informacion për këtë histori, është i lutur të kontaktojë në Facebook e emisionit “Me zemër të hapur”. Çdo e dhënë do të mbetet anonime. Le ta ndihmojmë këtë nënë të gjeje paqen në jetë.