AKTUALITET, 9 Dhjetor 2018, 13:25

Makina përplaset me pemën, plagoset vajza e re

Makina përplaset me pemën, plagoset vajza e re

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në “Bulevardin Blu” në Kamëz.

Një automjet tip “Smart” ka përfunduar thuajse i ndarë në dy pjesë pasi është përplasur me një pemë.

Mësohet se e plagosur rëndë ka mbetur një vajzë e re, që drejtonte mjetin.

Shkak për aksidentin, dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar i saj.