TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani janë duke zhvilluar bisedime me synim t’i japin fund luftës, por theksoi se Irani nuk është ende gati për të arritur një marrëveshje. Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, Trump u shpreh se negociatat ndodhen ende në një fazë të hershme.
“Po flasim me ta. Mendoj se janë seriozë. Mendoj se po bëhen më seriozë me kalimin e ditëve, ndoshta për arsye të qarta. Kjo nuk do të thotë që jemi atje. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi Trump.
Gjatë prononcimit të tij, presidenti amerikan u ndal edhe te marrëveshja e bashkëpunimit bërthamor për qëllime paqësore mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. Ai përsëriti se kjo marrëveshje nuk do të ecë përpara nëse Riadi nuk i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit dhe nuk normalizon marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme vijojnë, ndërsa përplasjet dhe raportet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit mbeten ndër çështjet kryesore të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Trump on Iran:
— Clash Report (@clashreport) July 24, 2026
We are talking to them right now. I think they are getting more and more serious as the days go by.
I consider the deal the smarter way, but doing what we are doing is the easier way.
We are locked and loaded. pic.twitter.com/7cRbi9WdAR