BOTA, 24 July 2026, 22:43

Bjellorusi/ Zjarr në fabrikën “Integral” në Minsk, objekti i lidhur me prodhimin e komponentëve për raketat ruse (Video)

wmremove-transformed (1).jpeg

Një zjarr ka shpërthyer në fabrikën “Integral” në Minsk të Bjellorusisë, një nga ndërmarrjet më të rëndësishme teknologjike të vendit, e cila është lidhur më herët me furnizimin e industrisë së mbrojtjes ruse.

Sipas raportimeve të mediave, objekti dyshohet se ka prodhuar komponentë elektronikë për përdorime ushtarake, përfshirë pjesë të lidhura me sisteme raketore si “Oreshnik”.

Mediat perëndimore kanë raportuar më herët se fabrika furnizon sektorin e mbrojtjes së Rusisë dhe prodhon komponentë të përdorur në pajisje të avancuara ushtarake.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi përmasat e dëmeve, shkakun e zjarrit apo nëse ka persona të lënduar si pasojë e incidentit.

Autoritetet bjelloruse nuk kanë publikuar ende një deklaratë të detajuar lidhur me ngjarjen.

Fabrika “Integral” konsiderohet një nga prodhuesit kryesorë të mikroelektronikës në Bjellorusi dhe ka një rol të rëndësishëm në sektorin industrial dhe teknologjik të vendit.