TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Manuel Lokateli është dëmtuar rëndë dhe do i nënshtrohet operacionit. Kjo është një tjetër goditje e rëndë për “Zonjën” në muajt e fundit pas Thuram dhe Jilldiz.
Kapiteni Lokateli u dëmtua në sfidën ndaj Milanit dhe po ndjente dhimbje më pas. Operacioni do të kryhet në Lyon ku Lokateli tashmë ndodhet. Ndërhyrja në gjurin e djathtë raportohet se i ka mbyllur vitin mesfushorit. Mungesa për disa muaj bëhet mjaft e rëndësishme në ekipin e Spaletit.
Juventusi ndërkohë e ka nisur sezonin me 7 pikë në tri javë. Fillimisht mposhti Frosinonen dhe Parmën, më pas barazoi ndaj Milanit.