AKTUALITET, 2 November 2026, 10:54

Tiranë/ Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë te ‘Komuna e Parisit’, autori i maskuar arrin të largohet

Tiranë/ Grabitje me armë në një bankë të nivelit

Një bankë e nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është grabitur sot me armë zjarri.

Një person i maskuar, i pajisur me armë zjarri ka hyrë brenda bankës, ka kërcënuar punonjësit, ka marrë paratë dhe është larguar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ende nuk ka të dhëna për shumën e parave të grabitura apo nëse ka persona të lënduar.

 Pritet që policia të japë detaje të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.