TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e re të pagave të miratuar nga Kuvendi, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e saj.
Sipas magjistratëve, paga referuese duhet të lidhet me pagën e një funksionari të lartë të administratës publike, e cila indeksohet periodikisht, dhe jo me pagën e Presidentit të Republikës.
Formula e miratuar nga mazhoranca parashikon një rritje prej rreth 8 500 lekësh të pagës referuese. Megjithatë, gjyqtarët dhe prokurorët pretendojnë se, bazuar në vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, rritja duhet të jetë të paktën 80 mijë lekë.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e re të pagave të miratuar nga Kuvendi, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e saj.
Në shtator, Kuvendi miratoi projektligjin në me 84 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim formulën e re, e cila parashikon rritjen e pagës referuese me rreth 8,500 lekë, por nuk plotëson kërkesën e magjistratëve për një rritje prej rreth 80 mijë lekësh, të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Ndërkohë, qeveria ka përllogaritur edhe 1.5 miliardë lekë detyrime të prapambetura që prej prillit 2023, të cilat parashikohet të shlyhen me këste brenda dy viteve.
NGËRÇI PËR PAGAT
Përplasja për pagat në sistemin e drejtësisë u thellua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re, sipas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, me një shtesë prej 14 mijë lekësh për kualifikimin.
Megjithatë, Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj përllogaritjeje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.