AKTUALITET, 2 November 2026, 10:49

'Kryqëzim' rrugësh/ Ish administratori i inceneratorit të Elbasanit shkon në SPAK, Berisha: Aty do të jenë Mazniku e Peleshi!

'Kryqëzim' rrugësh/ Ish administratori i inceneratorit

Leli Kaja, ish administratori i inceneratorit të Elbasanit është paraqitur paraditen e hënës në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Teksa ai hynte në Prokurorinë e Posaçme, ai u përball me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili po fliste me gazetarët pasi u paraqit në organin e akuzës në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Kryedemokrati dëgjohet duke i thënë Kajës se aty duhet të jetë edhe dy eksponentët e PS-së, Niko Peleshi dhe Arban Mazniku.

“Ha ha, aty duhet të jetë Mazniku. Edhe Peleshi”, thotë Berisha.

Leli Kaja, i cili mbante postin e administratorit të “ECO-ELB” u arrestua më  5 Tetor pas një operacioni të kryer nga Prokuroria e Posaçme me akuzën e korrupsionit pasiv. Ai dyshohet se i ka kërkuar dhe marrë 400 mijë lekë nga administratori i një operatori ekonomik, në këmbim të moskryerjes së detyrave të tij.

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zbuti masën e sigurisë duke e lënë në arrest shtëpie.

Ish-administrator i kompanisë “ECO-ELB”, e cila menaxhon inceneratorin e Elbasanit, Leli Kaja është paraqitur pak më parë në Gjykatën e Posaçme.

SPAK është arrestuar për veprën penale “korrupsion pasiv”. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se shtetasi Leli Kaja ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si ish-administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit L.K. iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur. 
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

 Njoftimi i SPAK

SPAK arreston ish-administratorin e “ECO-ELB” për korrupsion pasiv

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., ish-administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal. Arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më datë 1.10.2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.

Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi L.K. ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit L.K. iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

'Kryqëzim' rrugësh/ Ish administratori i inceneratorit