LIFESTYLE, 28 Korrik 2021, 14:41

“Thonin ‘është maloke’”- Soni Malaj flet për paragjykimet që i janë bërë për shkak të origjinës nga Tropoja: Kam kaluar traumë! Djemtë nuk më ngacmonin, sepse…

“Thonin ‘është maloke’”- Soni Malaj flet


Soni Malaj prej vitesh është pjesë e tregut muzikor, ku përveçse me zërin, ka arritur të bëjë për vete edhe shumë fansa me anë të performancave plot energji në skenë.

Mirëpo ky rrugëtim i gjatë nuk ka qenë aspak i lehtë për të, pasi ka pasur edhe “bërryla”, edhe vështirësi për shkak të paragjykimeve.

Artistja nga Tropoja ka rrëfyer se si origjina e saj është bërë shumë herë shkak për ta paragjykuar.

Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin për shembull ‘hajt se prej Tropoje, maloke’. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë.

Nuk kam pasur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në shoëbizz. Më shërbeu, sepse nuk merreshin shumë me mua. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë. Shumë e thonë edhe ‘ok, çfarë të bësh’”,- tha Soni e ftuar në “ABC e Mëngjesit”.

Ndër të tjera, ajo zbuloi se ka vendosur të mos kthehet përkohësisht në Tropojë, pasi ka kaluar një lloj “traume”.

Largimi nga Tropoja nuk ka qenë aq shumë i dëshiruar nga unë. Ka lënë një lloj traume fëmijërore dhe kam vendosur të mos kthehem përkohësisht, sepse në mendësinë time kam dashur ta lë po ashtu“,- tha Malaj.

Soni foli edhe për babain e saj të ndjerë dhe tregoi mësimin më të madh që ka marrë nga ai.

Babi ka qenë gjithmonë mashkulli tipik verior. Thoshte gjithmonë ‘ji me këmbë në tokë’. Kishte pjesën e virtyteve. Nuk e ka pas qejf mos seriozitetin. Më thoshte ‘ti je femër, duhet me qenë serioze’.

E kishte bezdi të mospasurit një personalitet të fortë dhe karakter. Ndonjëherë kur mbaroja ndonjë performancë në skenë, thoja ‘ok, po pres derisa t’i zërë gjumi që të kthehem në shtëpi”.

[gallery ids="550354,550355,550356,550357,550358,550359,550360,550361,550362,550363,550364,550365,550366,550367,550368,550369,550370,550371,550372,550373,550374,550375,550376,550377,550378,550379,550380,550381,550382,550383"]