LIFESTYLE, 28 Korrik 2021, 09:55

Dua Lipa shijon pushimet në jug të Shqipërisë, kaq tërheqëse nuk e keni parë

Dua Lipa shijon pushimet në jug të Shqipërisë, kaq
Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri ku po shijon pushimet me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid. Këngëtarja me famë botërore erdhi për të parë punimet që po bëhen në një prej kopshteve të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet nga fondacioni i saj. Autorja e hitit “New Rules” po e shfrytëzon kohën edhe për të pushuar në vendet brilante të Shqipërisë. Këngëtarja ka publikuar së fundmi disa fotografi nga bregdeti i jugut, ku duket joshëse me bikini teksa ka vënë në pah format perfekte trupore.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Sakaq, përsa i përket muzikës Dua sapo ka paralajmëruar hitin e radhës. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Pop Smoke që do të mbajë titullin “Demeanor”.