LIFESTYLE, 27 Korrik 2021, 16:34

“Një vëlla dhe një motër, o ma”- Adrola Dushi tregon si i përgjigjet të birit për zgjerimin e familjes pas divorcit nga ish-bashkëshorti

“Një vëlla dhe një motër, o ma”- Adrola Dushi


Adrola Dushi prej vitesh jeton me të birin, Troin, që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj.

Teksa ishte e ftuar dje në “Pushime On Top”, modelja simpatike foli për raportin me të birin, jetën e saj si një nënë beqare, si edhe për planet e së ardhmes për të zgjeruar familjen.

Gjatë bisedës, Dushi u shpreh se të jesh nënë e vetme është e vështirë në çdo aspekt.

E para të mungon te fëmija yt figura mashkullore, që është shumë e rëndësishme. Absolutisht që Troi e kërkon, sepse me kë të rrijë ai? Rri me mua, me kushërirat e veta, me shoqet e mia. Fëmija e do praninë mashkullore në jetën e vet,”- tha Adrola.

Po në rastet kur Troi pyet “pse?

Përgjigjja ime është kjo që ‘kur unë e kam marrë atë vendim, ti ke qenë shumë i vogël. Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të lumtur me jetët tona’. Edhe Troi është shumë i lumtur. Ai e ka kuptuar këtë gjë”,- tregoi ish-Missi.

Mirëpo, si çdo fëmijë tjetër, Troi kërkon edhe një vëlla ose një motër që të luajë.

Troi kërkon non-stop një vëlla dhe motër. ‘Një vëlla dhe një motër o ma’. Unë i them: ‘Kur të vijë momenti o ma, kaq’”,- është mënyra se si Adrola i përgjigjet të birit në këto raste.

Modelja foli edhe për karakteristikat që duhet të ketë partneri i saj ideal.

Të jetë një pëlqim me shikim të parë. Unë vdes për sinqeritetin, për besnikërinë, ta kem shok është gjëja më e rëndësishme që mendoj se duhet të ketë një marrëdhënie, është të jenë shokë, respekt, dashuri”,- përfundoi ajo.

[gallery ids="549955,549956,549957,549958,549959,549960,549961,549962,549963,549964,549965,549966,549967,549968,549969,549970"]