AKTUALITET, 25 Maj 2019, 21:15

Tensionohet situata përpara Parlamentit, policia hedh ujë (VIDEO)

Tensionohet situata përpara Parlamentit, policia hedh ujë (VIDEO)

Tensionohet situata përpara ndërtesës së Parlamentit. Një grup i vogël protestuesish, pasi kanë larguar gardhin metalik, kanë hedhur sende të forta, shashka dhe tymuese në drejtim të forcave të rendit. Policia bën thirrje me megafon se po dëmtohen oficerët: “Ruani qetesinë, distancohuni nga veprimet e dhunëshme. Mos godisni punonjësit e policisë“. “Z.Gazment Bardhi keni përgjegjësi penale si organizator i protestës. Bëni thirrje protestuesve të mos godasin policinë”.

Policia është përgjigjur duke përdorur makinën e ujit, ndërsa disa protestues janë parë të rrëzohen mbi asfalt nga presioni. Është dashur ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, i cili ka larguar grupin e protestuesve.

[video width="800" height="450" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/videoooo.mp4"][/video]