AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 21:40

Të shtëna me armē në Bulqizë, qëllohet ndaj një biznesmeni (EMRI)

Të shtëna me armē në Bulqizë, qëllohet ndaj një

Të shtëna me armë në Bulqizë. Sipas News 24, është qëlluar me armē në drejtim të një biznesmeni, ndërtuesit Gëzim Balla.

Raportohet po ashtu, se Balla nuk është prekur nga plumbat, ndërsa autori dyshohet të jetë një person i vetëm.

Policia e Bulqizës ka mbërritur në vendngjarje ku ka gjetur pesë gëzhoja.

Nga hetimet e para, bëhet me dije se shkak për të shtënat me armē është bërë një histori gjobëvënie.

Aktualisht mësohet se, ndërtuesi po jep dëshmi në polici në lidhje me ngjarjen dhe dyshimet që ka.