AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 17:53

Në kërkim për vrāsjen e Hekuran Billës, arrēstohet në Malin e Zi, Viktor Marku

Në kërkim për vrāsjen e Hekuran Billës, arrēstohet në

Arrēstohet në Mal të Zi Viktor Marku, i dyshuar për vrāsjen e Hekuran Billës. Lajmin e konfirmon për për abcnews.al gazetari Artan Hoxha. Mësohet se Marku është arrestuar në afërsi të Podgoricës.

Ai ishte në kërkim policor si autor i dyshuar për vrāsjen e Billës pak ditë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Arrēstimi i tij është bërë në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe policisë malazeze. Policia ka ndjekur lëvizjet e Viktor Markut, më pas ka njoftuar homologët malazezë të cilët kanë kryer arrēstimin.

34-vjeçari Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, i cili është vrārë nga Billa në vitin 2006, në Angli. Pista kryesore e atēntatit ndaj Hekuran Billës, vijon të mbetet hasmëria, lidhur me vrāsjen që ai ka bërë 14 vite më parë, ku víktimë mbeti Prel Marku dhe u plāgosën dy të tjerë.

Ndërkohë, ditën e djeshme policia arrēstoi nipin e Prel Markut, Sebastian Mali, i dyshuar si bashkëpunëtor në ekzēkutimin e Hekuran Billës.

Ai u arrestua në një lokal në zonën e ish-Parkut të Autobuzëve, ndërkohë që nuk ka pranuar të ketë lidhje me ngjarjen përpara grupit hetimor.