TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karabinierët e Artogne kanë ekzēkutuar një urdhër për arrēstimin e shqiptarit, Taulant Sallaku.
Mediat italiane bëjnë me dije se 38-vjeçari ishte dënuar në shkallë të parë, në shkurt të vitit 2020, me 8 vjet dhe 8 muaj burg për pjesëmarrje në organizatë kríminale, që synonin trafikimin e lēndëve narkotike.
Ndërhyrja e policisë kishte bërë të mundur prishjen e një partneriteti kríminal, të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë, të cilët trafíkonin kokāinë dhe herōinë. Por thuhet se pas dënimit të shkallës së parë Sallaku ishte liruar.
Ndërkohë, Gjykata e Brescia, pasi kishte vlerësuar personalitetin e personit të dënuar dhe duke marrë parasysh rrezikun e lartë të përsëritjes së sjelljes së paligjshme, nxori një urdhër të ri për parabūrgimin në būrg, të kryer nga karabinierët e Artogne.
Kështu 38-vjeçari u dërgua më pas në būrgun e Kantonit, Mombello.