AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 18:34

Robert Budina: Jam si kokrra e mollës, nesër do të kemi lajme për vërtetësinë e testit të COVID

Robert Budina: Jam si kokrra e mollës, nesër do të kemi lajme

Regjisori i njohur, Robert Budina, reagon për herë të parë lidhur me lajmin se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Budina thekson se është si kokrra e mollë me temperaturë 36.3 gradë celsius. Sa i takon virusit, regjisori bën me dije se sot i është bërë testi dhe nesër pritet vërtetësia.

“Falenderoj të gjithë miqtë dhe shokët për interesimin për gjendjen tone shëndetsore. Jemi si kokrra e mollës me temperaturë 36.3 të tre ☺️. Meqënëse insistuan të na bëjnë testin shpresoj të vijnë t’i bëjnë testin fëmijve me të njêjtin insistim. Nesër do kemi lajme edhe për vërtetësinë e testit të sotshëm”, shkruan Budina.

https://www.facebook.com/robert.budina/posts/10221051680115487