TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka dalë në një informacion paraprak lidhur me arrēstimin e shtetasit Viktor Marku në Mal të Zi, i dyshuar për ekzēkutimin e Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur një javë më parë në zonën e ‘Komunës së Parisit; në Tiranë
Policia e Shtetit
Arrēstohet autori kryesor i dyshuar për vrāsjen e shtetasit H. B.
Falë shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit efikas me Policinë malazeze u bë i mundur lokalizimi, kāpja dhe arrēstimi i shtetasit V. M.
Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vënë në prānga, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit Shkodër, shtetasin V. M., pasi dyshohet se është autori kryesor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, te Komuna e Parisit, Tiranë, ku mbeti i vrārë me armë zjarri shtetasi H. B.
Shtetasi V. M. qëndronte në mënyrë të parregullt në Malin e Zi dhe falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Malazeze, u bë i mundur lokalizimi dhe kēpja e shtetasit V. M., në Malin e Zi.
Policia malazeze ia ka dorëzuar shtetasin V. M., strukturave të Policisë së Shtetit, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.
Një ditë më parë, nga strukturat policore të DVP Tiranë u kap dhe u vu në prānga njëri nga bashkëpunëtorët në vrāsje, 22-vjeçari S. M., nipi i shtetasit V. M.
Ndërkohë, nga Sektori Kundër Krímeve të Rënda në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë vrāsje.
Policia e Shtetit falënderon Policinë malazeze për bashkëpunimin, shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin e veprimeve, duke bërë të mundur vënien në prānga të autorit të vrāsjes së shtetasit H. B.