AKTUALITET, 26 Shtator 2021, 19:58

“Sukses i madh”/ Kreu i Partisë Socialdemokrate në Gjermani pas votimeve: Rezultatet e para tregojnë që qytetarët më duan si kancelar të ardhshëm

“Sukses i madh”/ Kreu i Partisë Socialdemokrate në

Kreu i Partisë Socialdemokrate në Gjermani, Olaf Scholz shfaqet i gëzuar për rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ndryshe nga kundërshtari i tij politik, Armin Laschet.

Pas publikimit të exit-polleve të para, Scholz falenderon qytetarët që e kanë mbështetur përmes votës duke e përshkruar rezultatin si sukses të madh.

“Unë jam i kënaqur që qytetarët e këtij vendi kanë votuar ashtu siç kanë votuar, se partia jonë po ecën në një rrugë të mirë” – thotë Scholz.

Sipas tij, rezultatet paraprake nga exit-pollet, tregojnë se votuesit e duan atë si kancelar të ardhshëm.

Udhëheqësi i qendrës së majtë tha se partia e tij kishte treguar se çfarë duhet për të qeverisur një vend. Ata, natyrisht, kanë qenë në koalicion me partinë e Angela Merkel prej vitesh.