AKTUALITET, 26 Shtator 2021, 19:47

Ishte lënë në arrest shtëpie për vjedhje dhe armë pa leje, autoritetet italiane rikthejnë në burg 37-vjeçarin shqiptar

Ishte lënë në arrest shtëpie për vjedhje dhe armë

Policia e Italisë ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar me kërkesë së Gjykatës së Pizës pasi mbi të rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe grabitjes.

I riu shqiptar ishte nën arrest shtëpie për një grabitje vitin e kaluar si dhe për armëmbajtje pa leje.

37-vjeçari është arrestuar pasi ka grabitur disa bizhuteri brenda një shtëpie në Lazio.

Fillimisht gjykata e vendosi në arrest me burg, por më pas ndryshoi masën e sigurisë në arrest shtëpie.

Por tashmë gjykata thotë se ka prova të tjera, çka ka detyruar që ta kthejnë shqiptarin në burg.