AKTUALITET, 26 Shtator 2021, 15:50

Sherr me thika në një pikë karburanti në Zvicër, vdes 20-vjeçari shqiptar, disa të plagosur

Sherr me thika në një pikë karburanti në Zvicër, vdes

Një 20-vjeçar shqiptar nga Kosova është vrarë mbrëmjen e djeshme pas një sherri me thikë në Zvicër.

Mediat zvicerane bëjnë me dije se dy grupe janë përplasur me njëri tjetrin pranë një pike karburanti duke përdorur thika dhe mjete të forta.

20-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra ndërkohë që disa të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe më pas janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Qytetarët në zonë kanë njoftuar policinë. Një punonjës në pikën e karburantit i tha policisë me zërin e dridhur “Si mund ta bënin atë gjë”.

Zona ku ndodhi ngjarja u rrethua nga policia rreth orës 00:30 të mëngjesit të së dielës për të hetuar në lidhje me këtë ngjarje.